Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka vlerësuar me nota pozitive Shqipërinë për përpjekjet e saj për paqe në Ukrainë, pas sulmit nga ushtria ruse.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Kuleba ka ndarë foto gjatë takimit në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin bashkë me ministren Olta Xhaçka, duke falenderuar rolin e Shqipërisë brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të Ukrainës.
Ai deklaron se bie dakord për rrugët e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Rusia duhet të izolohet më tej derisa të përfundojë agresionin e saj. Mirënjohës për përpjekjet e Shqipërisë brenda OKB-së për të kërkuar paqen për Ukrainën. Ne pajtohemi që rrugët e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në BE”, shkruan në platformën Twitter Kuleba.
Edhe Olta Xhaçka ka bërë një postim në Twitter, duke theksuar se pati një diskutim të hapur me ministrin ukrainas dhe se është dakort që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
“Diskutim i sinqertë me Ministrin e Punëve të Jashtëme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ndamë të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meriton një perspektivë të qartë Europiane. E sigurova për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.Do të bëjmë gjithçka që mundemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë dhe të ndihmojmë në ndalimin e luftës”, shkruan Xhaçka.