Makina përfundon në kanal në aksin Fier-Seman, plagoset shoferi dhe 2 pasagjerët  

0
36

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Seman në vendin e njohur si “Ura e Bacinozit”, ku një makinë Mercedes Benz me drejtues 32-vjeçarin me inicialet S. P. Policia njofton se si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, 29-vjeçari me inicialet K. V., dhe 45-vjeçari me inicialet J. H., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Bluzat e bardha bëjmë me dije se drejtuesi i mjetit paraqitet në gjendje më të rëndë, ndërkohë që pasagjerët kanë marrë dëmtime më te lehta.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.