Kosova aplikoi për anëtarësim në KE/ Vuçiç: Ata kanë shkelur marrëveshjen e Uashingtonit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova aplikoi për anëtarësim në KE/ Vuçiç: Ata kanë shkelur marrëveshjen e Uashingtonit

12:37 | 12/05/2022
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare më 13 maj, pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Më 12 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar fizikisht aplikacionin e Kosovës në këtë Këshill.

“Me këtë veprim, Prishtina ka shkelur edhe një marrëveshje që ka nënshkruar, e ajo është Marrëveshja e Uashingtonit. Ata e kanë shkelur brutalisht atë”.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në shtator të vitit 2020 një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit. Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord për një moratorium po ashtu njëvjeçar mbi fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës si shtet.

Read more

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

Në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit, moratoriumet tashmë kanë skaduar, por Departamenti amerikan i Shtetit ka inkurajuar më herët Kosovën dhe Serbinë që t’i vazhdojnë ato për të mundësuar përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne nuk duhet të përfshihemi në urrejtje dhe të hyjmë në psikozë konflikti, por të ofrojmë përgjigje të fuqishme në mënyrë të përgjegjshme, racionale dhe serioze”.

Ai ka thënë se Serbia do të bëjë më të mirën për të mbrojtur shtetin. Më 16 mars të këtij viti, Federata Ruse është përjashtuar nga ky Këshill, për shkak të nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë. Në mungesë të Rusisë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës. Duke qenë se vendimet merren me shumicë, mundësia e pranimit të Kosovës është reale.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por nuk ka arritur ende të anëtarësohet në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo nuk është ende as anëtare e Bashkimit Evropian, as e Organizatës Botërore të Tregtisë, as e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.

Serbia ka qenë e angazhuar në fushatë për pengimin e Kosovës, së bashku me mbështetësen e saj kryesore në arenën ndërkombëtare, Rusinë. Kosova, megjithatë, ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit. /REL

Etiketa: KEkosove

Të Lidhura

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –

nga 27
19:28 | 10/02/2026
0

Pasi u larguan me tensione nga Kryeministria, protestuesit e opozitës i janë drejtuar godinës së Kuvendit. Së bashku me deputetët...

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

nga 27
19:22 | 10/02/2026
0

Sapo kreu i PD Sali Berisha mbylli fjalimin para protestuesve, skenari ishte i njëjtë me fishekzjarre dhe molotovë drejt godinës...

Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –

Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –

nga 27
18:48 | 10/02/2026
0

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Në fjalën e tij në podium, lideri i PD-së, Sali...

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

nga 27
18:06 | 10/02/2026
0

Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë të martën e 10 shkurtit. The post...

Para
Rusia kërcënon me luftë dy vendet europiane

Rusia kërcënon me luftë dy vendet europiane

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –

19:28 | 10/02/2026
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

19:22 | 10/02/2026
Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –

Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –

18:48 | 10/02/2026
Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

18:06 | 10/02/2026
Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur Ballukun –

Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur Ballukun –

18:02 | 10/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –
  • Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –
  • Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –
  • Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria
  • Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur Ballukun –
  • Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –
  • Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com