Dy shqiptarë kanë blerë një hotel në Gjermani e më pas e kanë përdorur për kultivim kanabis. Tashmë ata të dy janë pas hekurave dhe u përballën me gjykatën gjermane për akuzat që janë ngritur ndaj tyre. Aktiviteti i të rinjve në Bismarckstrasse kishte tërhequr vëmendjen e policisë nëntorin e kaluar. Në fund, hetuesit zbuluan 1500 bimë kanabis në një ish-hotel. Sipas mediave gjermane të arrestuarit janë 32-vjeçari Erblin S. dhe Eugert Q. 21-vjeç, raportojnë mediat gjermane.
Njëri nga të akuzuarit thuhet se e kishte marrë me qira pronën. Më 1 mars 2021, të akuzuarit thuhet se kanë filluar rritjen e bimëve të kanabisit në 15 dhoma të përgatitura posaçërisht. Në fund, plantacioni mësohet se është shtrirë në të 48 dhomat e ish-hotelit. Edhe dhoma e “bowlingu-t” në bodrum thuhet se është shndërruar në “kopsht”. Nëse do të kishte sukses, shqiptarët do të merrnin mbi 125 kg mariuhanë dhe do të fitonin mbi 1 milion euro.