Një tërmet i fortë ka tronditur ditën e sotme ishullin e Kretës dhe forca goditëse e tërmetit ka qenë 4.3 ballë.
Nga raportimet nga terreni, nuk ka persona të lënduar apo dëme në materiale. Kujtojmë se prej disa muajsh Greqia dhe ishujt përreth saj kanë qënë nën goditjen e vazhdueshme të tërmeteve, por që fatmirësisht nuk kanë patur pasoja në njerëz, madje as dëme në materiale.