Citynews ka siguruar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ku tregohet dështimi i Drejtorisë së Tatimeve në fushatën ndaj informalitetit. Sipas raportit vetëm Tirana ka rezultuar në realizim të planit, ndërsa rajone të tjera të vendit kanë probleme të theksuara në treguesit e fushatës ndaj informalitetit.
“Fushata duhet të fokusohet më shumë në përfundime afat-gjata, duke përdorur ekspertizë dhe profile të reja risku nga njësia e riskut të tatimeve dhe doganave. Analiza e riskut nga njësia e bashkuar te taksave/doganave dhe inteligjenca operacionale ka informuar lidhur me rezultatet e fushatës ndaj informalitetit.
Këto shifra tregojnë për një impakt në rritjen e numrit të regjistrimit të taksapaguesve dhe informacionet e para tregojnë edhe për një rritje të të ardhurave nga fushata. Për shembull, verifikimi i 1358 taksapaguesve me TVSH deri në 8 Mars 2016 kanë rritur të ardhurat me 2961 miliardë lekë, me një rritje prej 81%. Rajone të veçanta kanë ndryshime të theksuara të këtyre shifrave, por rajoni i Tiranës ka regjistruar një rritje prej 100% me 651 raste me një rritje prej 1585 milionë lekë dhe bizneset e mëdha rakorduan të ardhura 1141 milionë lekë në vetëm 8 raste, nga 15 të tilla. Është një udhëzim i fortë pas fushatës dhe autoritetet kanë nevojë të vazhdojnë rifokusimin e ndërhyrjeve në nivel të lartë, në segmenetet e taksapaguesve me risk të lartë dhe duke implementuar korniza moderne të menaxhimit të riskut.” thuhet në raportin e FMN-së.
Ajo që raportohet nga Briseda Shehaj si sukses duket të jete një dështim i qartë dhe i plote i drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve e cila tashmë pritet vetëm të pyese ‘Çfarë problemi ka ketu? ‘
Në rast se nuk e kupton më shumë gjasa, përgjigjen ja ka dhënë FMN