Vuçiç në vështirësi: A do t’ia kthejë Serbia shpinën Rusisë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç në vështirësi: A do t’ia kthejë Serbia shpinën Rusisë?

09:26 | 04/05/2022
në Kosove Rajon, Uncategorized
0

Serbia konsiderohet tradicionalisht si aleati më i ngushtë i Rusisë në Europë. Ky vend i vogël mburret edhe për marrëdhënie të shkëlqyera me Kinën, e cila ka bërë të mundur shumë projekte infrastrukturore në këtë vend, si zgjerimi i hekurudhave, rrugëve dhe termocentraleve. Serbia është edhe kandidate për anëtarësim në BE. Kjo politikë e paqartë e vendit të Ballkanit Perëndimor, e cila në Perëndim quhet si “politika me dy karrige” dhe mbështetet në disa aleanca, ka një traditë të gjatë.

Ish-presidenti dhe politikani aktual i opozitës Boris Tadiç ndiqte një politikë që ai e përshkroi si një “politikë të jashtme me katër shtylla”: Përveç Rusisë, Kinës dhe BE-së, Serbia nën udhëheqjen e tij (2004-2012) mbështetej edhe tek SHBA si një partner i katërt. Kjo politikë luhatjesh e kritikuar shpesh nga Brukseli dhe Berlini, tani mund të marrë fund. Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, Serbia gjendet në udhëkryq: qeveria e Beogradit duhet të vendosë se me cilën anë do të shkojë ky vend në të ardhmen.

“Thikë në shpinë”

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Deri më tani, mediat serbe, të cilat konsiderohen si megafoni i qeverisë, kanë bërë një pasqyrë të qartë: Rusia dhe Kina ishin miq, e keqja kërcënon nga Perëndimi. Por javën e kaluar, ishin pikërisht këto media që bënë një kthesë befasuese.

“Politika botërore në kurrizin tonë”, ishte titulli i gazetës “Informer”. Ndërsa gazeta “Kurir” shkruan: “Interesi i zhveshur. Putini mbron interesat e Rusisë (…) dhe injoron qëndrimin e Serbisë”. “Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës së tij”, ishte titulli i gazetës “Blic” e “Srpski Telegraf” ishte edhe më i qartë: “Putini i fut thikën në shpinë serbëve”.

Çfarë ndodhi në fakt? Presidenti rus Vladimir Putin i arsyetoi pretendimet e tij për Krimenë dhe Ukrainën lindore duke thënë se Perëndimi e kishte ndarë Republikën e sotme të Kosovës nga shteti serb dhe e kishte njohur atë sipas ligjit ndërkombëtar. Me fjalë të thjeshta: ju e ndatë Kosovën nga Serbia, të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne me Krimenë dhe Ukrainën lindore. Anasjelltas, në logjikën e tij, kjo do të thotë se Kosova mund të jetë po aq e pavarur sa territoret ukrainase të pretenduara nga Rusia.

Dëshmitë për një pozicionim të ri

Pas vizitës së tyre te presidenti serb Aleksandar Vuçiç më 20 prill 2022, senatorët amerikanë raportuan se ai dëshironte të riorientonte politikën e vendit të tij brenda dy muajsh. Vuçiç ka paralajmëruar edhe një fjalim, me të cilin do t’i drejtohet popullit serb për të premten e ardhshme (6 maj 2022), në të cilin ai do të bëjë një bilanc të gjendjes dhe do të rivlerësojë situatën ndërkombëtare të Serbisë.

Në javët e fundit, presioni ndaj Beogradit është rritur. Nga Uashingtoni dhe Brukseli thuajse çdo ditë thuhej se nëse Serbia do të bëhet pjesë e BE-së, atëherë ajo duhet të ndjekë edhe linjën e politikës së jashtme të Bashkimit Europian. Kritika të ashpra për furnizimet kineze të armëve në Serbi kanë ardhur së

fundmi edhe nga Parlamenti i BE-së. Beogradi nuk ka aspak nevojë për këtë sistem raketash tokë-ajër, sepse gjeografikisht është i rrethuar vetëm nga vendet e NATO-s dhe të BE-së. Apo vendi ka plane krejtësisht të ndryshme, pyesnin ata.

Në mars 2022, ministri i Brendshëm Aleksandër Vulin, i cili ka bërë emër si një lloj zëdhënësi i presidentit Vuçiç, tha: Serbia duhet të ndalojë çdo afrim të mëtejshëm me BE-në dhe të bëhet politikisht neutrale. Ky neutralitet dhe kjo vetësiguri e tij, e cila është në përpjesëtim të zhdrejtë me fuqinë ekonomike të Serbisë, ushqehet nga historia jugosllave dhe themeluesi komunist i këtij shteti, Josip Broz Tito.

Vuçiç nën presion

Vuçiç e sheh pozicionin e tij të kërcënuar nga trazirat sociale në vend, analizojnë ato pak media të pavarura në Serbi, që janë kritike ndaj qeverisë. Ato e shohin si të pazakontë që Vuçiç e ka kundërshtuar publikisht ministrin e tij të Financave, Sinisha Mali, sepse ai donte të bënte disa ndryshime në tregjet e fermerëve, pavarësisht demonstratave disa ditore të tregtarëve.

Ndërkohë, popullsia duhet të përballojë rritjet masive të çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Pensionistët serbë, të cilët presin që Vuçiç të sigurojë standardin e tyre shumë modest të jetesës, e kanë mbështetur Vuçiçin pas ndihmave të menjëhershme të shtetit.

Ekonomia e rrezikuar?

Në fund të javës së kaluar, gazeta e njohur e Beogradit “Vecernje Novosti”, gjithmonë në ballë të mbrojtjes së Vuçiçit në politikën kundër Perëndimit, botoi një artikull të gjatë politikash mbi situatën në Serbi. Presioni perëndimor “kërcënon seriozisht ekonominë serbe”, sipas skenarit horror të hartuar nga gazeta.

Thuhet se Brukseli po shqyrton ndalimin e ndihmës financiare, përfundimin e investimeve të mëtejshme si dhe çmontimin dhe tërheqjen e atyre që tashmë janë bërë. Por gjërat mund të përkeqësohen shumë, analizon kjo gazetë: Mund të jetë fundi i udhëtimit pa viza në BE, i cili ka qenë i mundur që nga viti 2009. Ndërprerja e ndihmës masive të para-anëtarësimit të BE-së, IPA, mund të jetë e pashmangshme, siç mund të anulohet edhe statusi si kandidat për anëtarësim në BE.

Teoritë konspirative

“Novosti” e klasifikon këtë skenar kërcënimi si pjesë të një teorie të madhe konspirative: Perëndimi po vepron së bashku me fqinjët e tij në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroaci kundër presidentit Vuçiç.

Dhe më tej: Presioni i tanishëm ndaj Serbisë është vazhdimi i shkatërrimit të Jugosllavisë dhe bombardimeve të NATO-s gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, me synim “që t’i japim shqiptarëve një pjesë të territorit tonë”, shkruan kjo gazetë.

Por Serbia, në fakt, është plotësisht e varur nga Perëndimi. Deri më sot, Brukseli i ka dhënë vendit me 7 milionë banorë rreth katër miliardë euro ndihmë zhvillimi. Sipas Beogradit, 24.000 kompani serbe me pothuajse 900.000 punonjës e bëjnë jetesën nga biznesi me BE-në. Kompanitë serbe shesin dy të tretat e eksporteve të tyre në vendet e BE-së. Komentatorët kritikë vendas presin që Vuçiç të mos rrezikojë t’i ndërpresë këto lidhje të forta për të mos e vënë veten në rrezik. Prandaj ai do t’ia kthejë shpinën Rusisë dhe do të orientohet qartë drejt Perëndimit./ DË

Etiketa: ne udhekryqne veshtiresiPerëndimiRusiavucic

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Para
Protesta në Rinas/ Kryeplaku: ARRSH gënjen, nuk kemi ku të kalojmë

Protesta në Rinas/ Kryeplaku: ARRSH gënjen, nuk kemi ku të kalojmë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com