Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim, Petrit Vasili, ka bërë komentuar në rrjetet sociale reportazhin e medias gjermane ZDF, mbi kontrollin e drogës që ushtron mafia shqiptare në Europë.
Përmes Facebook-ut, Vasili shkruan se ZDF-ja ka vulosur faktin se Rama ka krijuar Kolumbinë e Europës ku 1/3 e ekonomisë është droga.
“Kanabisi është i ashtuquajturi ‘ari i Shqipërisë’. Korrjet e vërteta të kanabisit përbëjnë një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto: 4.5 miliardë euro. në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri, shteti i përket mafias”, komenton Vasili.
Deputeti i LSI-së thotë se ZDF vulos faktin se në kryeqytetin shqiptar pasaporta dhe identiteti blihen lehtësisht dhe një pjesë e politikës dhe policisë janë të korruptuar nga mafia. Shqipëria, nën qeverisjen e Ramës, është etiketuar nga mediat si Kolumbia e Europës.
Ai zgjatet duke thënë se ZDF tregon shumë qartë një skaner të pamëshirshëm të së vërtetës së Edi Ramës dhe pushtetit të kalbur mafioz pasi se mafia shqiptare nuk merret vetëm me trafik droge, por edhe me pastrim parash, trafik armësh, prostitucion, gjobëvënie,etj.
“ZDF thote qarte se “Shteti është shumë i dobët dhe u ofron ndonjë perspektivë qytetarëve. Dy të tretat e të rinjve duan të largohen nga vendi. Ata e shohin të ardhmen jashtë vendit,” përmbyll Vasili.