Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nga Greqia ka folur për takimet që do të zhvillojë nesër në Berlin, një takim me kancelarin Olaf Scholz dhe tjetrin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në praninë e Miroslav Lajçak. Vuçiç ka deklaruar se ka frikë para këtyre takimeve, meqë sipas tij bisedimet në kryeqytetin gjerman nuk do të jenë të lehta.
“Kjo do të thotë se, nëse asgjë tjetër, unë do të performoj në mënyrë shumë të përgjegjshme. Sigurisht që nuk pres një bisedë të lehtë”, ka thënë Vuçiç në një deklaratë për gazetarët në Aleksandropolis të Greqisë
Nesër në Berlin do të diskutohen veprimet e ardhshme kundër agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë si dhe hapat për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Scholz për të përkrahur dialogun në Gjermani midis dy kryeministrave, i ka dërguar ftesë edhe emisari sllovak, Miroslav Lajçak.
Lajçak do t’i presë në një darkë informale të përbashkët Kurtin dhe Vuçiç, pasi të dy drejtuesit të kenë përfunduar takimet e tyre me kancelarin e Gjermanisë. Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë Kurti-Vuçiç që nga korriku i vitit të kaluar, kur palët janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.