Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një banesë. Të arrestuarit janë A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Dy të rinjtë janë arrestuar menjëherë pasi kanë vjedhur banesën e 69-vjeçarit me inicialet R. D., në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.