Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë në autostradën “Ibrahim Rugova” ku një shtetasi turk i është grabitur një çantë dore me rreth 50 mijë euro, një iPhone dhe patentën. Policia thotë se dy persona rreth moshës 30-35 vjeçare kanë ndaluar shtetasin turk në autostradë duke u paraqitur si oficer policie dhe kanë kërkuar të bëjnë kontrollin e mjetit.
Personat kanë kontrolluar makinën dhe nga vendi nen ulëse i kanë marrë një çantë dore që brenda saj kishte rreth 40 – 50 mijë euro para, një telefon IPHON dhe librezën e makinës. Sipas deklaratës viktima deklaron se grabitësit kishin armë në brez, por që nuk i kishin nxjerr. Pas kryerjes se grabitjes autorët me makinën e tyre janë larguar ne drejtim të Prizrenit.