Një tjetër tërmet është shënuar mëngjesin e sotëm në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 ballë dhe me thellësi prej 12 kilometrash.
Epiqendra është shënuar 2 kilometra nga Thiva, fër Athinës.
Thiva tashmë prej një viti është kthyer në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, duke u regjistruar deri më tani me qindra lëkundje.
Poashtu edhe ditën e djeshme, lëkundje tërmeti janëndierë edhe në grek Kythera. Nuk ka patur raportime për dëme të rënda apo të lënduar.
Instituti Gjeodinamik në Athinë tha se tërmeti nënujor kishte një magnitudë paraprake prej 5.2 ballë dhe ka ndodhur në orën 4.51 të mëngjesit me orën lokale, 41 kilometra larg bregut veriperëndimor të ishullit. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 60 kilometrash dhe Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Kallamatë, Atikë edhe Kretë.