Një sherr i madh ka ndodhur mes një modeleje greke dhe një taksisti shqiptar në Athinë të Greqisë. Mediat greke kanë nxjerrë videon që tregon momentet nga sherri. Sipas të dhënave, modelja e njohur Stella Samnioti, disa ditë më parë ka marrë një taksi përmes një aplikacioni të njohur, por sipas saj në momentin e parë që ka hipur është ‘sulmuar’ në shqip dhe në greqisht nga një taksist shqiptar.
Modelja pretendon taksisti u nxeh pasi modelja i kërkoi që ta linte 50 metra para destinacionit përfundimtar. Në këtë moment, po sipas saj, taksisti doli nga mjeti dhe filloi ta ndiqte rreth makinës pa asnjë arsye duke e sharë…
E vetmja gjë që arriti të bënte vajza në panikun e saj ishte ta regjistronte në video. Në të cilën duket i gjithë sherri banal dhe fjalët aspak të përshtatshme të përdorura nga taksisti.
Modeja: A je mirë o zotëri?
Taksiti shqiptar: Unë me këtë nxjerr bukën e gojës! Na çatë by**ën.
Megjithatë gjithçka është mbyllur me një video të postuar në rrjetet sociale, pasi modelja nuk ka bërë asnjë denoncim në Polici lidhur me ngjarjen.