Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Berisha ka uruar e Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij si President i Francës. Berisha shkruan se kjo ishte nje fitore e madhe për Francën dhe mbarë Evropën. Lideri historik i Partisë Demokratike shton se rivalja e tij Marine Le Pen ishte një ekstremiste pro Putin, raciste dhe albanofobe.
“Rizgjedhja e Presidentit Makron, një fitore për Francën dhe Europën! Të dashur miq, në zgjedhjet presidenciale të Francës presidenti Emanuel Macron u rizgjodh, mori mandat të dytë. Kjo ishte një fitore e madhe për Francën dhe mbarë Europën. Rivalja e tij Marine Le Pen ishte një ekstremiste pro Putin por edhe raciste dhe albanofobe. Ndaj dhe ti urojmë suksese Presidentit Macron në të mirë të Francës dhe Bashkimit Europian” – shkruan Berisha.