Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Kiev për të zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Takimi mes tyre është njoftuar nga një këshilltar i kryeministrit ukrainas gjatë një konference për shtyp në metronë e Kievit.
Vizita e Blinken në Kiev vjen pas refuzimit nga pala ruse për një armëpushim ditën e Pashkës.
Kujtojmë që, gjatë ditës së sotme forcat ruse bombarduan Odesën ku shkaktuan 8 viktima si dhe Luhanskun duke vrarë disa të tjerë.