Qytetarët e Bosnjes janë frikësuar jo pak nga tërmeti i një nate me parë. Një YouTube-r nga Sarajeva, Nedim Lepi, ishte live në kanalin e tij, teksa shihet momenti kur ai ndjen lëkundjet.
“Tërmet, tërmet o njerëz, një tërmet i fortë, o nëna ime”, dëgjohet të thotë ai, ndërsa ngrihet nga karrigia dhe hap derën e dhomës. Më pas qëndron poshtë derës, duke pritur që tërmeti të ndalojë. I riu në një moment, shihet edhe duke u lutur.
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë që tronditi gjithë Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë. Tërmeti goditi në një thellësi të cekët prej 10 km nën epiqendrën afër Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinës, natën vonë të premten, 22 prill 2022, në orën 23:07 me orën lokale.