Zyra e shtypit e PD-së informon për një bisedë telefonike që Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka pasur me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, që mban aktualisht presidencën e BE-së, Miroslav Lajcak.
Lajçak mësohet të ketë vënë theksin në zbatimin me sukses të reformës.
“Z. Lajcak e përgëzoi zotin Basha për angazhimin me pergjegjesi te larte dhe lidershipin e treguar ne procesin e arritjes se konsensusit, si një kontribut madhor për vendin dhe qytetarët. Zbatimi me sukses i reformës në drejtësi eshte i nje rendesie te madhe për integrimin dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë theksoi z. Lajcak.
“Beteja e Partisë Demokratike në procesin e reformës në drejtesi ka qenë prej fillimit e deri në kurorëzimin e saj me sukses, një betejë për standardet dhe parimet Europiane të demokracisë, shtetit ligjor dhe për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nenvizoi zoti Basha informon zyra e shtypit e PD-së
Basha shprehu vleresimin e tij per perkrahjen dhe mbeshtetjen qe BE i ka dhene ketij procesi.
Sfida më e madhe që Shqipëria ka tani përpara janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, theksoi Basha.
Lajcak e siguroi kreun e opozitës shqiptare për angazhimin dhe ndihmën e vendit të tij dhe të presidencës aktuale të BE-së, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.