Të tjera imazhe janë publikuar nga tërmeti 6 ballësh i mbrëmshëm që tronditi Ballkanin me epiqendër në Bosnje Hercegovinë.
Në një video shihen disa momente të kapura nga kamerat e sigurisë së një dyqani ku shihen se lëkundjet e forta kanë rrëzuar produktet ushqimore në tokë. Ndërkohë në disa imazhe të tjera shihen dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku disa banesa janë shembur dhe të tjera kanë pësuar krisje.
Nga lëkundjet e forta disa nga rrugët e qytetit të Mostarit dhe Stolac, ku u shënua dhe viktima e vetme, janë hapur në mes duke bllokuar qarkullimin.
https://youtu.be/gCJ6_oK4QUo