Ditën e sotme Kuvendi po zien si nga debatet mes mazhorancës dhe opozitës, edhe nga përplasjet brenda PD. Me pak fjalë sot pamë gjithçka në pak minuta, nga sherri i Sali Berishës me Enkelejd Alibeajn, tek deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se do ndërpres çdo marrëdhënie me PD nëse Berisha vjen në krye të partisë.
Por, ndodh që skena të tjera po kaq të çuditshme nga shpëtojnë. Një episod i tillë u shënua mes deputetit Xhelal Mziu dhe Sali Berishës. Teksa Berisha shkruante në celular, Xhelal Mziu nuk e ka humbur mundësinë për të “spiunuar” ish-kryeministrin se çfarë po shkruan.
Në foto duket qartë që Mziu ka “zgjatur” pak kokën dhe ia ka ngulur sytë celularit të ish-kryeministrit. Ndërsa ky i fundi duket i qeshur me personin me të cilin po chaton.