Moderatorja, Aulon Musta është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku merr mjaft komente nga ndjekësit e saj. Por në fotot apo videot që ajo poston nuk mungojnë edhe komentet negative, të cilave moderatorja ka vendosur që tu kthejë përgjigje.
Në një video të publikuar së fundmi në profilin e saj në Tik-Tok, Aulona i është përgjigjur komentit negativ të një ndjekësi.
“Je vërtet shumë e shëmtuar, pse i fshin komentet negative?”
Nga ana tjetër, moderatorja është përgjigjur me një video ku ironizon komentin e ndjekësit në fjalë.
“Zemra ime jo vetëm që nuk fshi komente, po të nxjerr edhe në tabelë nderi, sa e mirë që jam. Të jap mundësin të shijosh edhe ti një gjë të bukur, nga dita jote, nga jeta jote, se jam e sigurt që kulmi i lumturisë që ke ky është apo jo. Të komentosh me profil fallco në Tik Tok kaq. S’besoj se bën ndonjë gjë më të bukur në jetë. Ditë të mbarë!”
Kujtojmë se, Aulona Musta është një ndër personazhet e njohur të ekranit shqiptar më e drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ndan me fansat e saj të shumtë foto të ndryshme nga përditshmëria, por jo të gjitha postimet priten mirë prej tyre.
Ka pasur disa ndjekës që e kanë kritikuar Aulonën për fotot që ka zgjedhur që të ndajë me ta ku nuk kanë munguar gjithashtu komentet.
“Ik o debile se na çmende me këto foto idiote, e shikon vetën në pasqyrë”, i shkruajti kohë më parë një ndjekës moderatores, teksa ajo nuk ka duruar dhe i është përgjigjur duke shpërthyer kundër saj.
“Idiote ik ti, se unë jam në shtëpinë time, ti ke ardhur e padëshiruar”, i përgjigjet Aulona, e cila herë pas here nuk ua përton fansave që e ofendojnë, që t’u përgjigjet.