Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Një 19-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa punonte është tërhequr nga vinçi.
Bëhet me dije se një nga të arrestuarit është shtetasi me inicialet N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë, dyshohet të ketë goditur me mjetin e punës viktimën, punonjës i kësaj firme gjithashtu, shtetasin me iniciale R. B.
Së fundmi materialet i kanë kaluar policisë për vepri8me të mëtejshme për ngjarjen.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit: R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.
N.V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë. B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V.”