Aqif Rakipi u shpall “non grata”, Orlando Rakipi në Kuvend: Është përgojuar nga Lulzim Basha – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aqif Rakipi u shpall “non grata”, Orlando Rakipi në Kuvend: Është përgojuar nga Lulzim Basha

17:02 | 14/04/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Deputeti Ornaldo Rakipi, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili u shpall ditën e hënë non-grata nga departamenti Amerikan i Shtetit, ka fajësuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Rakipi tha se babai i tij është i pastër, por se vendimi i DASH ka ardhur si pasojë e deklaratave të pabazë të bërë në drejtim të familjes së tij nga ish-kryedemokrati, Lulzim Basha. Ornaldo Rakipi tha se ai dhe familja e tij e vlerësojnë administratën e SHBA e cili u ka dhënë mundësi apelimi, duke shtuar se familja Rakipi ka vendosur të apelojë vendimin.

“Unë jam votuar dhe kam marrë besimin e mijëra qytetarëve të qarkut të Tiranës, për t’i përfaqësuar dhe për të qenë zëri i shqetësimeve dhe halleve të tyre. Nuk ka detyrim më të madh për mua se sa ky. Dhe kam ndërmend që me gjithë fuqinë time, ta justifikoj këtë besim kaq bujar. Po sot, jo për zgjedhjen time, më duhet të them dy fjalë për babain tim. Dua të sqaroj fillimisht qytetarët, votuesit e mi, se sa i takon aktit të Departamentit të Thesarit, im atë po ndërmerr çdo hap institucional dhe ligjor, për të çuar në vend këtë padrejtësi. Ne sigurisht e vlerësojmë administratën amerikane, dhe vendimi i tyre e ka dhënë vetë mundësinë e apelimit. Procedurë që tashmë është në rrugë e sipër. Aqif Rakipi është përmendur dhe përgojuar shpesh kohët e fundit, sidomos nga Lulzim Basha dhe ndonjë njeri i afërt me të. Është demonizuar pa të drejtë dhe është hedhur shumë baltë mbi të.  Kam një fjalë për Lulzim Bashën. Mos mallko suksesin e tjetrit, por mëso se në thelb politika është marrdhënia me njerëzit. Dhe pikërisht kjo është arsyeja e dështimit tënd serial, është kjo arsyeja pse ti, edhe pse të janë dhënë shanset më të mëdha që i janë dhënë dikujt në këto 30 vite, nuk arrite të fitosh zemrat dhe besimin e njerëzve. Sepse në thelb je fallso, dhe sheh vetëm interesin tënd egoist e material.
Suksesi vjen kur i konsideron njerëzit, i takon, i sheh në sy, u qan hallet, dhe përpiqesh për ta. Kur u gjendesh atyre në ditë të vështira. Kur gjejnë tek t’i mbështetje kur kanë një problem, kur përplasen në dyert e spitaleve, kur përplasen me arrogancën e institucioneve, kur nuk i dëgjon kush. Babai im bëhet copash për të ndihmuar çdo njeri në nevojë. Ndryshe, po shumë ndryshe nga ti, babai im ka një cilësi që shqiptarët e duan, që quhet burrni. Është kjo arsyeja pse ai është votuar. Është kjo arsyeja pse unë kam marrë mbështetje. Kjo është vlerë dhe në këtë pikë do të mundohem me gjithë forcën time të ndjek këtë rrugë. Me njerëzit për njerëzit. Sa për akuzat, unë ju ftoj ju, median dhe çdo njeri që është sot i shqetësuar, të hetojë, të hulumtojë çdo ditë të aktivitetit tim, që prej momentit të parë të angazhimit, deri sot dhe në vijim. Por qytetarët, njerëzit i dinë mirë këto. Dhe nuk do të humb më asnjë sekondë me politikën e keqe të gojëve të liga. Jam këtu për të shërbyer e për të justifikuar besimin që më është dhënë nga rreth 16 mijë qytetarë. Këtë do të bëj çdo ditë të angazhimit tim në politikë” – u shpreh Rakipi.

Kujtojmë se para pak ditësh, DASH shpalli non grata ish-deputetin Aqif Rakipi dhe pronarin e medias, Ylli Ndroqi.

Read more

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

U bëre deputete duke shitur kulla –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Etiketa: Aqif RakipiKuvendLulzim Bashanon grataOrlando Rakipishpall

Të Lidhura

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

nga 27
13:16 | 03/04/2026
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

13:14 | 03/04/2026
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

nga 27
12:58 | 03/04/2026
0

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

nga 27
12:42 | 03/04/2026
0

 Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka komentuar episodin e djeshëm parlamentar ku pas përplasjeve PD-PS, Kuvendi u mbyll. Me anë të...

Para
COVID-19 në vend, 1549 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19/ 56 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:16 | 03/04/2026
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:14 | 03/04/2026
U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

12:58 | 03/04/2026
Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

12:42 | 03/04/2026
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

12:10 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • U bëre deputete duke shitur kulla –
  • Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –
  • Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –
  • Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com