Policia italiane ka arrestuar për trafikim kokaine dy shqiptarë. Atyre iu gjetën 10 kilogramë kokainë në makinë, një “Ford Fiesta”.
Mediat italiane kanë publikuar edhe të gjithë skenën e ngjarjes. Makina Ford Fiesta, e mbërritur në shesh, ndaloi dhe shoferi (37-vjeçari shqiptar, siç dëshmohet nga identifikimi i mëpasshëm), doli dhe u takua me një burrë që me sa duket po priste aty. Pasi shkëmbyen disa fjalë, të dy hipën në makinë dhe pasi kishin bërë disa qindra metra, arritën në afërsi të Pertinit, hynë në një garazh të një pallati. Sapo makina tentoi të hynte në garazh një burrë i ndoqi me shpejtësi në këmbë.
E gjithë skena po vëzhgohej nga policia. Personi në fjalë, kishte një çantë të zezë që e vendosi në tokë pranë makinës. Të dy, pasi panë policët, u arratisën në këmbë duke arritur të hyjnë në një shkallë dhe të arrijnë, përmes një oborri të brendshëm, në një kantier ndërtimi. Pas ndjekjes së policisë, njëri nga dy të arratisurit u kap nga policia ndërsa tjetri arriti të ikte.
I arrestuari, një 39-vjeçar shqiptar, ka pasur një pistoletë gjysmë automatike të punuar me dorë, kalibri 6.35, i pajisur me karikator me 6 gëzhoja, të sekuestruara më pas nga policia. Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës është gjetur nga policia i mbyllur në bagazhin e makinës me një plagë të dukshme në ballë, e shkaktuar ndoshta nga tyta i armës së gjetur. Ka të ngjarë që gjatë fazave të shpërndarjes së drogës të ketë pasur një sherr mes të treve, duke rezultuar në një sulm të vërtetë ndaj korrierit. Brenda çantës kishte 10 kilogramë kokainë të pastër, të paketuar.