Deputeti Ferdinant Xhaferraj, wshtw një nga deputetët që ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai është shprehur se për PD, Yuri Kim është një ambasadore e nderuar dhe jo “guvernatore”, siç e ka quajtur Berisha. Xhaferraj gjithashtu është shprehur se si Berisha, si Alibeaj nuk po bëjnë përpjekje për bashkim.
“Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA-ve dhe jo guvernatore! Si Berisha, si Alibeaj nuk po bëjnë përpjekje për bashkim, s’po bëni bashkim por rrënim!” – mësohet të ketë thënë Xhaferaj.
Kujtojmë se në shumë deklarata të tij për mediat, Berisha e atakon ambasadoren Yuri Kim si guvernatore.