Vëllai i vogël i biznesmenit shqiptar, Lorenc Beqarit që humbi jetën tragjikisht në aksidentin automobilistik në Itali ka folur i tronditur për mediet italiane. Ai ka treguar rrugëtimin e tyre në Ravenna, 30 vite më parë. Orgesi tha se mbërritën me një varkë që u nis nga Shqipëria në vitin 1991.
“Më mungon shumë, tani pushofsh në paqe vëlla, të kam dashur gjithmonë. Ne mbërritëm në Ravenna 30 vjet më parë, në vitin ‘91, me një varkë që u nis nga Shqipëria, nuk dua ta kujtoj. Ai ishte më i miri nga të gjithë, një njeri i mirë. Tani do fillonte një punë të re. Më parë ka punuar me vëllanë tim, Gentianin që ka një firmë dhe bënte punë të ndryshme, deri edhe bojaxhi shtëpish. Tani duhej të fillonte të drejtonte furgonat para dhe pas transporteve të jashtëzakonshme, ishte i lumtur. Edhe e dashura e tij, Sandra, që punon si roje plazhi. Djali i saj erdhi të më takojë sot, tha se mami nuk është mirë. Kur dëgjoi lajmin, u sëmur. Të shtunën pak para se të nisej për të shkuar te Sandra në Forli. Ishte me prindërit e mi dhe po luante me nipin. Të gjithëve do na mungojë shumë”.