Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që pas dorëheqjes si kryetar vijon takimet informale me qytetarët dhe demokratët. Basha mësohet se ditën e sotme ka zhvilluar takim me disa qytetarë ku ka deklaruar se do vijojë t’i shërbejë demokratëve. Gjithasht ai ka paralajmëruar se PD nuk mund të ketë të ardhme nëse në krye të saj zgjidhet një person “non grata”, duke thumbuar ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Në lidhje me takimet që po zhvillon, Basha është treguar shumë i rezervuar pasi bëhen pa praninë e medias. Mesa duket takimet që po zhvillon me qytetarë të ndryshëm janë një testim që ai po bën në radhët e mbështetësve të tij. Që ditën kur Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, në të cilin u miratuan ndryshime statutore dhe u vendos shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD, ai nuk merr më në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat. Mbledhjet vijojnë të drejtohen nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa Basha ka zhvendosur zyrën në një ambient privat shumë pranë selisë së demokratëve.
Kujtojmë se Partia Demokratike ndodhet në një udhëkryq si asnjëherë më parë. Edhe pse Basha dha dorëheqjen në mënyrë që t’i shërbente bashkimit të demokratëve, situata siç duket nuk ka qenë e tillë.