Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pirgo të Peloponezit. Një 21- vjeçar është vetëvrarë. I riu është identifikuar me emrin Qazim Dosti.
Sipas informacioneve, 21- vjeçari vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me një tel nga një pemë ne afërsi të urës që lidh Pirgosin me Qeparisinë në Peloponez.
Mësohet se pak më parë viktima kishte komunikuar me motrën duke i çuar një fotografi me telin në qafë dhe më pas ai kreu aktin.
Në zonë ka mbërritur një i afërm i tij së bashku me ambulancën dhe policia, por ai nuk u shpëtua.
Trupi u tij u dërgua në morgun e spitalit të Pirgos, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyen që e detyroi 21-vjeçarin të vetëflijohet.