Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë dhe më pas janë lënë të lirë pasi u kapën duke trafikuar kokainë në Capua të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se ata u ndaluan të enjten nga policia pasi u gjetën 20 gram kokainë të ndarë në 40 doza dhe një shumë prej 225 eurosh.
Pas arrestimit ata dolën direkt në gjyq kur gjyqtari i gjykatës së San Marino-s i dënoi me dy vite burg. Megjithatë, dy të rinjtë shqiptarë, të mbrojtur nga avokati Giuseppe Foglia përfituan nga pezullimi i dënimit dhe gjykatësi urdhëroi lirimin e tyre.