Duke qenë se do të jetë një nga katë folësit, Kongresi i Partisë Socialiste më 9 prill përpos debatit e deklaratave, do të jetë edhe një rikthim për Ditmir Bushatin. Por a është ky një rikthim formal apo një rehabilitim i plotë i ish-ministrit të Jashtëm që dukej një “yll” në rënie në politikën shqiptare? Deputeti dhe sekretar digjital i PS-së, Etjen Xhafa, nuk mund të flitet për rehabilitim, por një rikthim, dhe në emisionin “Debat” shpjegon arsyet e tij.
“PS është parti ku debate ekziston haptazi, dhe asnjë nuk dëbohet për një qëndrim të caktuar mbi një çështje. Kam pasur nderin të shërbej si zëvendës në Ministrinë e Jashtme. Bushati është nga ata personazhe që i kanë dhënë shumë jetës politike dhe absolutisht që është potencial për të shfrytëzuar në akademinë politike të PS, që në thelb ka tërheqjen e të rinjve” – thotë Xhafa,