Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka qenë e para nga forcat politike shqiptare që lëshoi një deklaratë në lidhje me grushtin e dështuar të shtetit në Turqi. Rreth orës 02.30 e mëngjesit zyra e saj e shtypit komunikoi deklaratën e mëposhtme:
PDIU ndoqi me shqetësim, ngjarjet e tentativës për grusht shteti në Turqi. Ne mbështesim institucionet shtetërore, vlerat e demokracisë. Ne besojmë se e vetmja rrugë për të qeverisur është vota nga populli. Fatmirësisht, kjo tentativë u mbyll, por për fat të keq gjakderdhja nuk u shmang plotësisht. Po kështu, kjo natë dramatike tregoi qëndresën e popullit turk, për të mbrojtur demokracinë. Të gjithë institucionet ndërkombëtare reaguan njëzëri në mbrojtje të demokracisë, që tregon se bashkë ne do të dimë t’i ruajmë vlerat tona të përbashkëta.