“Kemi modelin laburist, nuk komentoj komentatorët e atyre që bëj unë, Ben Blushi nuk është rivali im”
Nuk do të ketë zgjedhje për kryetarin e PS-së në kongresin e marsit. Ky është vendimi përfundimtar i deklaruar nga kryetari i PS-së njëherësh kryeministër, Edi Rama. Në një intervistë për A1 Report, Rama tha se në krye të PS ka fituar dy palë zgjedhje, duke përjashtuar kështu mundësinë e garës për kryetar të PS-së. Ai tha se PS është e organizuar sipas modelit laburist.
“Unë dua të ndaj qartësisht komentet. Sepse nuk komentoj komentatorët e atyre që bëj mirë ose bëj keq nga fakti. Kush është fakti. Fakti është që ne kemi një parti të organizuar mbi bazën e modelit laburist, të laburistëve të rinj që zgjedhin kryetarin me një anëtar një votë dhe konsiderojnë konfirmim të mandatit zgjedhjet e përgjithshme. Nëse më pyesni mua nuk më mungon absolutisht ndonjë rikonfirmim, pasi e ripërsëris kemi fituar dy palë zgjedhje njëra pas tjetrës”, tha Rama. Kreu i PS-së tha gjithashtu se Ben Blushi nuk është një rival për të në PS.