Rama: PD nuk i do të huajt nëpër këmbë, sepse i frikësohet paanshmërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: PD nuk i do të huajt nëpër këmbë, sepse i frikësohet paanshmërisë

13:43 | 13/07/2016
në Uncategorized
0

Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për mediat pas refuzimit nga demokratët të propozimit hibrid për reformën në drejtësi nga  Ndihmës/Sekretarja Amerikane e Shtetit Viktoria Nuland.

Ai u shpreh se refuzimi i PD-ës nuk ishte i papritur për propozimin e kompromisit mbi draftin për reformën në drejtësi dhe se sipas tij PD e ka bojkotuar procesin fillimisht për një kohë të gjatë, ka hyrë dhe dalë në proces duke futur e nxjerrë letra pa lidhje vetëm për ta ngatërruar procesin. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se PD nuk i do partnerët strategjikë të Shqipërisë apo të huajt nëpër këmbë sepse i friksohet paanshmërisë, profesionalizmit dhe besnikërisë së tyre ndaj ligjshmërisë në procesin e skanimit të pasurisë së tyre.

Rama: Me keqardhje më duhet të them se nuk më vjen i papritur refuzimi që PD i bëri sot propozimit më të fundit për kompromis mbi draftin për reformën në drejtësi. Propozim që këtë radhë e bëri në emër të SHBA dhe BE, Ndihmës/Sekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland. Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës, sepse përgjatë 1 viti e gjysëm të procesit të hartimit të draftit të reformës në drejtësi PD i ka dhënë me të gjitha mënyrat sinjalet që nuk e do reformën në drejtësi. E ka bojkotuar procesin fillimisht për një kohë të gjatë, ka hyrë dhe dalë në proces duke futur e nxjerrë letra pa lidhje vetëm për ta ngatërruar procesin, ka baltosur ekspertët e nivelit të lartë si ka mundur dhe sa ka mundur, ku ka mundur. Ka abuzuar pa pushim me opinionin e Komisionit të Venecias, duke u kapur fillimisht gjatë dimrit pas një paragrafi 55 dhe pastaj me pranverën pas një paragrafi 88, si i mbyturi pas fijes së barit. Është tallur me partnerët strategjikë të Shqipërisë duke u thënë se ka vetëm një hall, si të mos e kapë Edi Rama drejtësinë dhe ky hall zgjidhet me vendet e rezervuara.
Pastaj ka sjellë një propozim për të zgjidhur hallin duke kaluar nga vendet e rezervuara tek vendet e blinduara dhe duke kërkuar jo përfshirje substanciale të opozitës siç këshillon Venecia, por barazi të plotë pjesmarrje në komisionin ad-hoc të përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Kualifikimit ose ndryshe të Vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve, 6 nga shumica dhe 6 nga opozita. Dhe kur ne kemi pranuar dhe këtë propozim ka marrë 48 orë kohë nga takimi me Ndihmës/Sekretaren Nuland jo për ta pranuar, por për ta rrëzuar, duke nxjerrë një kundërpropozim që nxjerr në pah të vërtetën e fshehur për një vit e gjysëm. PD nuk e ka pasur hallin tek vendet e rezervuara, por ka rezerva për besueshmërinë, profesionalizmin dhe integritetin e partnerëve strategjikë të Shqipërisë. Nuk i do partnerët strategjikë të Shqipërisë apo të huajt nëpër këmbë sepse i friket paanshmërisë, profesionalizmit dhe besnikërisë së tyre ndaj ligjshmërisë në procesin e skanimit të pasurisë së tyre, vendimarrjeve dhe aftësisë të gjykatësve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. E keni dëgjuar ndonjëherë PD të thotë se e ka hallin pikërisht tek humbja e kontrollit që ka mbi pengmarrësit e korruptuar të sistemit të drejtësisë? Gjykatës dhe prokurorë, me të cilët ka rivrarë të vrarët në Gërdec dhe bulevard dhe e ka kthyer drejtësinë në një pazar të madh mesjetar, ku të korruptuarve të saj nuk u ka hyrë deri më sot asnjë gjemb në këmbë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Natyrisht që jo, këtë nuk e keni dëgjuar se nuk mund t’ua thotë. Por a i keni dëgjuar ndonjëherë të thonë që nuk duan që ndërkombëtarët të fusin hundët në pushtetin e madh që pushteti i PD për tu siguruar jetë e mot se nuk preket nga drejtësia për zullumet që e çuan Shqipërinë drejt falimentit moral dhe ekonomik ka krijuar brenda kufijve të sistemit të drejtësi. Natyrisht dhe këtë se kanë thënë kurrë. Ndoshta krenaria e luftëtarit për drejtësi me gjasmë i ka shtyrë ta besojnë vërtetë përrallën që kanë treguar çdo ditë me gogolin, 1 vit e gjysëm rresht. Gjithë problemi ishin kthetrat e mia në sistemin e drejtësisë. Duke e besuar dhe vetë këtë përrallë se kanë menduar se do vinte dita që do dilnin kaq zbuluar para popullit dhe partnerëve tanë strategjikë, të zhgënjyer, sepse të befasuar nga JO, sepse këta tanët se kanë menduar se ne nuk do të pranonim propozimin e tyre të hartuar jo për kompromis me ne, por vetëm që ne të thoshim jo.Po tani? Tani çfarë do thonë? Mos do thonë që halli është bërë dhe më i madh se Amerika dhe Europa do kapin drejtësinë e pavarur shqiptare apo do thonë se ne e duam shumë Amerikën dhe Europën, por duam më shumë Shqipërinë sovrane që nuk pranon përzierjen e të huajve në punët e veta të brendshme.Ta dëgjojmë se çfarë do tu thonë.Por shpresoj që ju nuk e keni harruar se sa herë ka ndodhur që në Kuvendin e Shqipërisë PD të kërkojë hetime ndërkombëtare, prokurorë ndërkombëtarë, madje dhe vetë Byronë Federale të Hetimit, FBI, që të vinë këtu, të marrin në dorë situatën dhe të zbardhin histori korrupsioni apo skandalesh të sajuara nga ata vetë.

PD është e gatshme të sakrifikojë popullin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë për të mbrojtur të akuzuarit e vetë nga një drejtësi e reformuar dhe e gatshme të përballet me kancerin e korrupsionit në nivelet më të larta. Megjithatë ka akoma kohë, ka akoma mundësi, shpresa vdes e fundit.Ka akoma shpresë që në PD nuk ka vdekur çdo frymë arsyetimi. I bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës të mos udhëhiqet nga frika por ta udhëheqë PD drejt interesit të madh kombëtar që lidhet me këtë reformë historike, shtetbërëse dhe integruese njëkohësisht.E ftoj Lulzim Bashën të ulemi përsëri të flasim si dy shqiptarë që sot janë në krye të dy partive, por nesër do të jenë njësoj si 4.4 milionë shqiptarë apo po të doni 10 mln shqiptarët e zakonshëm që janë apo nuk janë shtetas të Shqipërisë, e duan dhe e meritojnë Shqipërinë europiane, shtet të së drejtës së garantuar nga një drejtësi e drejtë. Dhe po ashtu e duan dhe meritojnë për fëmijët e tyre një vend të integruar në BE.U bëj apel të gjithë demoratëve nga selia qëndrore deri në çdo qelizë të PD që të bëjnë diçka për të mos lejuar që e ardhmja e Shqipërisë të refuzohet nga frika e drejtësië dhe Shqipëria të kthehet në një vend ku frika e të korruptuarve të marrin pushtetin në këtë udhëkryq dhe të sundojë udhëkryqin, duke hapur prapë një hendek të së shkuarës mes nesh dhe familjes europiane.

 

Etiketa: konference per mediatRamareforma ne drejtesirefuzimi i PD

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para

Një i nënës, një i njerkës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com