• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një i nënës, një i njerkës

13:45 | 13/07/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Unë jam tifoz futbolli. Shoh pa fund ndeshje, të tëra kampionatet e rëndësishme, kam skuadrat e mia që bëj tifo, blej bluza, marr pjesë në forume, kam opinionet e mia, madje shaj, mallkoj, qaj, gëzoj, jap mend si gjithë tifozët e këtij sporti në këtë tokë. Natyrisht, një njeri si unë nuk ka si mos marroset pas Kombëtares, ndaj shkova në Lens, ndoqa ndeshjen e parë, u ngjira, u trishtova dhe me të njëjtin pasion ndoqa të tëra sfidat e tjera në televizor. Jam i kënaqur që djemtë u pritën mirë nga autoritetet, kur u kthyen në Tiranë, megjithëse e kam të vështirë të kuptoj përse duheshin aq shumë fjalime, çelësi i Tiranës, transmetimi i drejtpërdrejtë i aplikimit për pasaportë diplomatike. Por, ne si popull rëndom nuk dimë të festojmë, ashtu si nuk dimë të përjetojmë fatkeqësi. Një milionë euro shpërblim tash që u eleniminuam nuk u pritën mirë nga një pjesë e njerëzve, por nejse, meqë futbolli është një sport që të marros, në entuziazëm e sipër edhe kjo ndodh.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Unë pëlqej pa masë atletikën. Po pres me padurim Olimpiadën për t’u ngulur para TVSH-së për të parë të gjitha garat e saj deri tek maratona nga fillimi në fund. Gara e 3000 metrave me pengesa është një nga garat më të bukura, e cila kërkon mjaft zgjuarësi, taktikë, rezistencë. Pikërisht këtu, një zonjë shqiptare po shkëlqen. Luiza Gega ka dalë e dyta në Europë dhe sipas trajnerit të saj, Taulant Stërmasi po të kishte mundësi të stërvitej më shumë me pengesat, ndoshta e kishim edhe më lart. Luiza, e cila i përket grupit “O sa mirë me ken’ shqiptar” stërvitet nga liqeni. Nuk ka kushte në Shqipëri dhe i është dashur që për Europianin të vejë deri në Kenia. Veç një mesazhi të ministres së Mbrotjes, Mimi Kodheli, askush nuk është ndjerë për të. Disa shkrime në media dhe kaq. Ministrja e Sporteve nuk ka marrë asnjë koment mbështetës nga shokët e vajzës, ndaj nuk ia ka vënë në pullë atletes. Erioni i harxhoi çelësat për këtë sezon, ndërsa kryeministri nuk ka nge të dalë në aeroport, sepse bën vapë. Stërmasi i ka kujtuar edhe ato një milionë eurot që u dhanë për ata që u eleminuan. Me siguri ai është modest dhe do i kishin hyrë në punë edhe 1/10 e tyre, por nuk ka për të marrë gjë, sepse ka idhnuar ata që të shpërblejnë.

Tani që Luiza ka dalë e dyta në Europian dhe çunat me pasaporta diplomatike janë eleminuar nga një tjetër Europian nga duhet të anojë peshorja? Pa dyshim tek futbolli, por kjo nuk duhet të zbehë këtë sportiste dhe askënd tjetër që përpiqet në një tjetër disiplinë. Nëse do të kishim vëmendje për sportet, rikthenim klasat sportive, masivizonim aktivitetin sportiv, ndërtonim terrene. Kështu, jo vetëm do mbilleshin kampionë, por të rinjtë nuk do kishin heronj personazhe tallavaje, por ku i dihet do të bënin tattoo numrin e kanotierës së Luizës, e cila për mundin, kushtet e papërshtatshme, të paktën do të respektohej. Pasi kjo mungon, Luiza mirë do të bënte të rrokte një tjetër flamur, ani se ata të grupit “O sa mirë me ken’ shqiptar” do e shanin si Valon Berhamin.

Nejse, uroj t’ia kemi futur kot, sepse ndoshta për Luizën Erioni e ka gjetur një çelës, Lindita Nikolla e ka marrë një email që e ka bërë krenare, Ditmiri e pret për aplikimin e pasaportës diplomatike, kurse kryeministri e ka zgjidhur qesen. Nëpër shesh e lëvizim me pajton, se një është, tek pullë.

Etiketa: atletikëLindita NikollaLuiza GegaMimi KodhelinënënjerkëtatooTaulant StërmasiValon Berhamin

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Nota e Shën’Kollit m’shpin tonë

U treguam naivë, e tani ja pasojat …

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Grupimi paramilitar hiqet nga lista e zezë –

Grupimi paramilitar hiqet nga lista e zezë –

14:43 | 22/03/2023
Po grabit për oligarkët –

Rama po sulmon hapur mediat për t’i mbyllur gojën –

14:35 | 22/03/2023
Akuzohet për mashtrim, bosi i madh i FFK-së i ka punët keq –

Akuzohet për mashtrim, bosi i madh i FFK-së i ka punët keq –

14:31 | 22/03/2023
Nuk kam mbaruar me golat, kam ruajtur edhe për Kombëtaren –

Nuk kam mbaruar me golat, kam ruajtur edhe për Kombëtaren –

14:19 | 22/03/2023

Deri në vitin 2050 bota do të… –

14:17 | 22/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Grupimi paramilitar hiqet nga lista e zezë –
  • Rama po sulmon hapur mediat për t’i mbyllur gojën –
  • Akuzohet për mashtrim, bosi i madh i FFK-së i ka punët keq –
  • Nuk kam mbaruar me golat, kam ruajtur edhe për Kombëtaren –
  • Deri në vitin 2050 bota do të… –
  • O Yuri…a ke ndonjë fjalë për të thënë? –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Grupimi paramilitar hiqet nga lista e zezë –
  • Rama po sulmon hapur mediat për t’i mbyllur gojën –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com