Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ditën e sotme nga 1188 testime, janë shënuar 87 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 38 në Tiranë, 7 në Sarandë, 5 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Elbasan, Kuçovë, Delvinë, Divjakë, Fier, Lezhë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Patos, Himarë, Skrapar, Peqin, Gramsh.
Ndërkohë, janë 453 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Gjithashtu aktualisht në spitalin Covid3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar për jetën. Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,055 që nga fillimi i epidemisë.
Kujtojmë se, rastet e Covid-19 janë rritur sërish në krahasim me një ditë më parë. Ditën e djeshme kemi pasur 43 raste të reja, por që numri i testimeve ka qenë më i ulët, 833 testime. Ndërsa numri i të shëruarve brenda një dite është rritur.