Një person është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit pranë një lokali në afërsi të stacionit të trenit. Sipas policisë së Elbasanit, personi në fjalë është kapur me armë pistoletë pa leje.
Fillimisht është raportuar për të shtëna me armë zjarri, por policia e Elbasanit ka dhënë sqarimin mbi ngjarjen.
“Në Elbasan nuk ka të shtëna me armë, por është në operacion Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH, deri tani është kapur një person i armatosur me armë zjarri pistoletë, te stacioni trenit në Elbasan dhe është shoqëruar, po vijon operacioni e kontrollet” – njofton policia.