Reagime të shumta ka pasur nga demokratët që morën sot pjesë në “Foltoren” e Sali Berishës në Përmet. Një prej tyre shprehu mllefin për ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. Ai deklaroi se Basha u ka futur thikën, duke vijuar më pas shprehjen e keqardhjes për përqafimin dhe puthjen që i ka dhënë ish-kreut të PD.
Ai tha se Basha nuk meriton as votat e tyre por as dorën nuk meriton t’i japësh për respekt. “Duhet të bashkohemi të gjithë demokratët. Basha na ka futur thikën, unë e kam përqafuar dhe puthur Bashën, po ai haram ta ketë atë shkollë se paska qenë kopili i kopilave” u shpreh demokrati. Ndërsa të tjerë thanë se ata duan bashkimin e PD dhe Berishën në krye.