Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, me në krye Sali Berishën po zhvillojnë sot në mbrëmje një mbledhje brenda selisë blu.
Ish-lideri i PD, Sali Berisha mbërriti sot për herë të dytë në ambientet e selisë, pas vendimit të Gjykatës, e cila legjitimoi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Në mbledhjen e zhvilluar të premten mbrëma, Sali Berishë është ulur në vendin, ku dikur ulej Lulzim Basha, ndërsa deputetë dhe mbështetës të tjerë qëndrojnë në krah.