Konfirmohen 34 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë kryer 991 testime.
Në 24 orët e fundit bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës se janë dhënë 279 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.637 doza të vaksinës. Deri më sot 819.736 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.559 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër koronavirusit. Nga 991 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19”, thuhet në njoftim.
MSH bën të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.469”.
Në total numri i rasteve aktive është 666. Që nga 1 marsi në Kosovë janë lehtësuar masat antiCOVID, ku është larguar ora policore.