Cristiano dhe Antoine, janë pikërisht këta dy futbollistë, imazhi i kësaj finaleje
Sot në mbrëmje, finalja “Euro 2016” mes Portugalisë dhe Francës. Ndeshja do të luhet në “Saint Denis” të Parisit, ku të zotët e shtëpisë do të kërkojnë të shfryëtzojnë faktorin fushë në të gjitha mënyrat e mundshme për të triumfuar, pasi janë disa sinjale që e trembin trajnerin Deschamps.
Në 10 ndeshjet e fundit me Francën, “luzitanët” kanë dalë gjithnjë të mundur. Portugalia nuk fiton një ndeshje me “transalpinët” që nga viti 1975. Në vitet 1984 dhe 2000 u dorëzuan përballë francezëve pas kohëve shtesë, në gjysmëfinale. Humbja e fundit ishte ajo në gjysmëfinalen e Botërorit 2006, me rezultatin 1-0.