Ditën e sotme qytetarët sikurse e kishin paralajmëruar janë duke mbajtur protestën kundër rritjes së çmimeve në vend, ku përfshihen karburantet, produkte ushqimore, energjia elektrike, etj.
Ndërkohë është mësuar se protesta do të vazhdojë pa afat dhe qytetarët do të rrinë 24 orë pa lëvizur para Kryeministrisë.
Për një orë nuk do të ketë asnjë protestues që do të flas në lidhje me kërkesat dhe pakënaqësitë.
“Do të qëndrojmë 24 orë pa lëvizur, para Kryeministrisë, do rrimë një orë për tu qetësuar”– tha një prej protestuesve.