Victoria Nuland, zëvendës sekretarja e Shtetit Amerikan për Europën dhe Euro-Azinë, pritet të vizitojë nesër Tiranën në një vizitë zyrtare të paralajmëruar pak kohë më parë, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e politikës.
Në qendër të takimeve mendohet se do të jetë reforma në drejtësi.
Bazuar në axhendën e publikuar, takimin e parë Victoria Nuland do ta zhvillojë me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin në orën 14:30, ndërsa në në orën 15:30 do të takojë kreun e PD, Lulzim Basha.
Pas këtij takimi, zyrtarja e lartë do të takojë edhe kryeministrin Edi Rama.
Në orën 18:00 Victoria Nuland përmbyll takimet në vendin tonë.