Një festë tradicionale startoi mbrëmjen e 13 marsit e që vazhdon gjatë gjithë ditës se nesërme, me 14 mars, datë që konsiderohet si ndarje me dimrin. Në qytetin e Kukësit dhe në fshatrat përreth tradicionalisht ndizen zjarre me dru të vjetër apo shkurre si paralajmërim për Ditën e Verës. Por ky ritual prej vitesh e ka humbur traditën, pasi për ndezjen e zjarreve nga fëmijët po përdoren goma makinë.
Banorët kanë djegur dhjetëra goma pranë banesave, pallateve e shesheve për t’u vënë me pas zjarrin natën e para 14 marsit. Shërbimi i zjarrfikës i Bashkisë Kukës gjatë kësaj mbrëmje sipas Gafur Rexhës shef i shërbimit ka shuar 10 vatra zjarri me goma.
Djegia e gomave të makinave solli një ndotje masive të ambientit dhe rrezik serioz për objektin e një shkollë 9 vjeçare dhe një çerdhe të qytetit pasi gomat u ndezën në oborret e tyre. Fenomen tjetër është ndezja e kazanëve të mbeturinave dhe përmbysja e tyre ne rrugicat e lagjeve duke sjellë bllokimin e lëvizjes së mjeteve dhe këmbësoreve.