Qytetarët në Elbasan si dhe në Durrës kanë dalë në protestë pasditen e sotme për të protestuar për rritjen e çmimeve të shportës si edhe të karburantit.
Qytetarët kanë protestuar paqësisht për rritjen e çmimeve në këto qytete por edhe qytete të tjera.
“Ne jemi këtu edhe për ju (Policët). Edi Rama paguhet me taksat tona. Ulni taksat. Paketa e ndihmës sociale ishte tallje”, thanë qytetarët.
Nuk dihet ende nëse do të ketë ndërhyrje nga ana e policisë, ndërsa qytetarët duket se janë të vendosur të ndryshojë vendimin e qeverisë që ka rritur çmimet në stratosferë.