Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në “Zog të Zi” aty ku po zhvillohet protesta e qytetarëve për rritjen e çmimeve.
Të pajisur me shkopa gome, ata kanë filluar nga puna për të arrestuar në çdo mënyrë protestuesit të cilët kundërshtojnë të largohen nga rruga.
Siç shihet edhe në foton e siguruar nga 27.al njëri nga qytetarët ka bërë rezistencë duke u ulur, ndërsa është rrethuar nga forcat speciale.
Ai dëgjohet të thotë se nuk ka për tu ngritur, ndërsa u drejtohet policëve se vendi i tyre është të dalin të rruga të bashkohen me protestuesit.
“Unë këtu do rrij, këtu e kam vendin, ju atje të rruga, dilni atje të rruga”, dëgjohet të thotë qytetari.