Në deklaratën për mediat që pati pak minuta më parë ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në lidhje me deputetët që deri më sot kanë mbështetur Bashën. I prerë ai tha se pranon të bashkëpunojë dhe të ndajë mendime me këdo që pranon votën e lirë, me këdo që punon për të mirën e partisë dhe për transparencën ndaj qytetarëve.
“Kushti i vetëm që mund të pranohet është vota e lirë. Mund të bashkëpunojë e komunikojë me ata deputetë që pranojnë votën e lirë, në të kundërt asgjë tjetër nuk pranohet. Unë jam i hapur për të gjithë deputetët që duan të diskutojnë”, u shpreh ai. Ndërsa theksoi se kushdo që që përpiqet të zërë karrigen me vjedhje dhe plane nuk ka vend pranë tij dhe pranë “Shtëpisë së Lirisë”.