Pas shumë kohësh në kërkim nga policia italiane është arrestuar ditën e sotme i riu shqiptar Agustin Markvukaj (Begeja). Bëhet me dije e ai u arrestua sot nga policia e Lezhës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Markvukaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Ai është person i evidentuar edhe në Shqipëri, nga ana policore, pasi është proceduar edhe më parë për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Sakaq, bëhet me dije se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.