Rriten sërish çmimet, ja sa shkojnë nafta, buka dhe vaji – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rriten sërish çmimet, ja sa shkojnë nafta, buka dhe vaji

19:48 | 09/03/2022
në Uncategorized
0

Buka, vaji, mielli, derivatet e naftës, biletat e autobusëve dhe taksitë janë vetëm disa produkte dhe shërbime, të cilat, nga e mërkura e 9 marsit, janë shtrenjtuar sërish në tregun e Kosovës. Nga produktet ushqimore, një litër vaj, nga më pak se 2.00 euro, është bërë 2.39 euro; një bukë nga 0.40 euro është bërë 0.50 euro, një kilogram miell ka arritur deri në 0.99 euro dhe një kilogram sheqer po ashtu deri në 0.99 euro.

Për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës, çmimet janë në trend të rritjes gjithande. Lufta në Ukrainë ka rritur në veçanti çmimet e energjisë, naftës dhe gazit. Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Disa qytetarë të anketuar në Prishtinë thonë se rritja e çmimeve në tregun e Kosovës e ka përkeqësuar gjendjen e tyre sociale. Bedriu, pensionist, ishte interesuar të mërkurën për të blerë 100 kilogramë miell në Lagjen Vranjevc të Prishtinës. Ai thotë se familja e tij është katëranëtarëshe dhe se jeton me ndihmë sociale prej 90 eurosh në muaj.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Më thanë kushtojnë 60 euro 100 kilogramë miell; 52 euro ka qenë të martën, më 8 mars; tetë euro është rritur çmimi brenda natës. Nuk e bleva, sepse jetoj me ndihmë sociale – 90 euro – dhe kjo vlerë shpenzohet vetëm për miell” – thotë Bedriu.

Mihane Hajdari, një 52-vjeçare nga Prishtina, thotë se është e papunë dhe se jeton vetëm me bashkëshortin e saj – po ashtu me ndihmë sociale. Ajo tregon se për të siguruar produktet elementare ushqimore, është detyruar të heqë nga shporta e saj disa produkte higjienike.

“Nuk do t’i blej disa produkte, si zbutës për rroba dhe pastrues të lëngshëm të banjës”, thotë ajo.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se biletat e autobusëve janë shtrenjtuar në të gjitha destinacionet. Çmimi, sipas tij, është rritur deri në një euro, varësisht nga largësia.

“Sot, çmimi i biletës Prishtinë – Prizren është bërë pesë euro, nga katër euro sa ka qenë”, shprehet ai.

Adriatik Berisha, i cili thotë se punon në sektorin privat, kërkon që Qeveria e Kosovës të ndërhyjë me masa lehtësuese për konsumatorët.

“Qeveria duhet të gjejë zgjidhje, duhet të bisedojë me ministritë përkatëse dhe të ndërmarrë masa. Kjo situatë është e papërballueshme për konsumatorët”, thotë ai.

Ngjashëm shprehet edhe kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë (OAK), Skënder Krasniqi. Sipas tij, Qeveria duhet të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

“Në këtë drejtim, OAK-ja ka kërkuar që TVSH-ja të ulet në pesë për qind për produktet ushqimore. Në këtë mënyrë do të mbrohen konsumatorët dhe do të ketë rritje të konsumit. Vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, e kanë bërë një gjë tillë”, thotë ai.

TVSH-ja është një tatim që i ngarkohet konsumatorit në mallra dhe shërbime. Ligji për TVSH-në përcakton dy norma të tatimit: normën standarde 18 për qind, si dhe normën e reduktuar 8 për qind. Të mërkurën, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur për lirimin e akcizës për karburantet dhe për heqjen e TVSH-së për artikujt ushqimorë bazë, si: mielli, buka, vaji, mishi, sheqeri, vezët e disa prodhime të tjera.

Autoritetet qeveritare në Kosovë, deri më tash, kanë vendosur marzhë tregtare – që do të thotë çmim maksimal – për derivatet e naftës dhe kanë hequr akcizën e karburanteve për fermerët.

Sa i përket mundësisë së reduktimit të akcizës – që është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, si ato energjetike, duhani apo alkooli – dhe TVSH-së, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, nuk e mohoi se në të ardhmen mund të shqyrtohet kjo çështje.

“Ne po mundohemi të gjejmë mesin e artë, sepse nëse rritet buxheti i shtetit, është për të mirën e qytetarëve, bizneseve dhe shtetit. Nëse ne, si Qeveri, dëgjojmë vetëm palë, ndoshta nuk dalim mirë, sepse buxheti është për të shtuar rezervat shtetërore, për të shtuar grantet për bizneset, por buxheti është edhe për shëndetësi, arsim dhe fusha të tjera”, tha Hajdari pas mbledhjes së Qeverisë, të mbajtur më 9 mars.

Ajo i ftoi qytetarët që të mos krijojnë panik për mungesë të produkteve, pasi, sipas saj, tregu ka mjaftueshëm.

A duhet blerë rezerva ushqimore?

Skënder Krasniqi, nga Oda e Afarizmit në Kosovë, thotë se qytetarët nuk kanë nevojë të furnizohen me rezerva ushqimore, nga frika e mungesës së tyre. Ai thotë se rritje të mëtejshme të çmimeve mund të ketë, por jo edhe mungesë të produkteve. Sipas tij, rritja e çmimeve do të varet nga situata në Ukrainë dhe sanksionet që i ka vendosur Perëndimi Rusisë.

“Situata, në përgjithësi në botë, nuk jep indikacione që duhet të kemi rezerva shumë të mëdha në shtëpi. Në këtë drejtim, Qeveria duhet të ketë rezerva të mallrave, por jo qytetarët”.

“Qytetarët duhet të kenë kontroll dhe të mos blejnë sasi të mëdha të produkteve, sepse kjo do t’i dëmtojë edhe ata, por edhe do t’i rrisë çmimet në treg”, thotë Krasniqi.

Rusia është prodhuesja e tretë më e madhe e naftës në botë, pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Ajo ka paralajmëruar se mund të ndërpresë furnizimin e Evropës me gaz, nëse Perëndimi ndalon importet e naftës nga shteti rus, si masë sanksionimi për pushtimin e Ukrainës. Ukraina dhe Rusia janë, po ashtu, ndër eksportueset më të mëdha të grurit në botë. Kosova, si shumë vende të tjera të botës, është përballur me rritje çmimesh edhe para shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në janar të këtij viti ka arritur në 7.1 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në janar të 2021-shit.

 

Etiketa: bukaçmimetnaftarritenvaji

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“Lejoni disa makina të kalojnë”, debat mes shoferit, protestuesi ironizon: Shko tek ministresha që…

“Lejoni disa makina të kalojnë”, debat mes shoferit, protestuesi ironizon: Shko tek ministresha që...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com