Rritja e çmimit të karburanteve nuk po di të ndalet dhe deri më tani qeveria nuk ka asnjë zgjidhje, përkundrazi na ka lënë në mëshirë të fatit. Kështu reagime dhe propozime të shumta kanë ardhur për të lehtësuar barrën mbi qytetarët. Së fundmi. Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur pranë Kuvendit nismën ligjore për uljen e çmimit të karburanteve. LSI kërkon nga qeveria që të pezullohet deri në fund të vitit 2022 taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit. Nënkryetari Petrit Vasili shkruan në postim në rrjetet sociale se koha nuk pret dhe demagogjia nuk i duhet kujt në këto momente kritike
“Kam paraqitur sot në Kuvendin e Shqipërisë Nismë ligjore për uljen e çmimit te karburanteve!(Dokumenti) Kam kërkuar pezullimin e pagesës se Taksës se Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit. Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt në këto momente kritike. Kuvendi duhet të miratojë menjëherë këtë Nisme Ligjore ne te mire te qytetareve dhe familjeve e bizneseve shqiptare. Qytetaret duhen ndihmuar e mbështetur sot”, shkruan Vasili.
Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri Rama tha se qeveria nuk mund të ndërhyjë në rritjen e çmimeve, por paralajmërojë se shtrenjtimi i energjisë dhe karburanteve do të vazhdojë.