Reperja e njohur, Melinda Ademi merr vëmendje çdo herë me postimet që bën në rrjetet sociale.
Zeshkania joshëse kujdeset që secilën herë të paraqitet me shumë stil, e sidomos në mbrëmjet muzikore dhe koncertet që ajo mban.
Edhe mbrëmjen e datës 5 mars, Melinda mbajti një koncert, ndërsa nuk ka zhgënjyer me dukjen, teksa postoi edhe disa imazhe atraktive në rrjetin e saj social Instagram.
Krijuesja e shumë hiteve, u shfaq e veshur me një bluzë të zezë me detaje dhe rripa lëkure, të cilën e përshtati me xhinse dypjesësh të cilat kishin po ashtu detaje nga materiali i lëkurës.
Melinda dukej tërheqëse dhe mjaft e kuruar me flokët e valëzuara dhe makijazh të theksuar, në njërën nga fotot ajo vuri në pah të pasmet tërheqëse, ndërsa gjithë veshjen e përshtati me atlete “Nike”.
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e reperes së famshme është “Melodia”, të cilën e publikoi në fund të vitit të kaluar e që deri tani ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në YouTube.