Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate në Kosovë, Fatmir Limaj, i ka dërguar një kërkesë Shqipërisë, ku i kërkon të jetë iniciatore e ftesës për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjes në NATO. Në kërkesën drejtuar Edi Ramës, si Kryeministër i Shqipërisë, Limaj ka ngritur shqetësimin se po kërcënohet direkt paqja dhe siguria në vendet si Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.
‘Është koha që në emër të sigurisë rajonale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO dhe të ftoj si bashkëiniciator edhe vendet tjera të rajonit anëtare të NATO-s, të cilat kanë interes e shqetësim direkt për sigurinë e paqen në rajon, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë’, shkruhet në kërkesë.
Është koha që në emër të sigurisë rajonale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO dhe të ftoj si bashkëiniciator edhe vendet tjera të rajonit anëtare të NATO-s, të cilat kanë interes e shqetësim direkt për sigurinë e paqen në rajon, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.
Kjo iniciativë e përbashkët t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcënuar në rajon.
NATO duhet të miratoj në procedurë të veçantë pranimin e këtyre vendeve si anëtare të NATO-s.